Aidan Hehir: Prokuroria e Gjykatës Speciale po provon të dëshmojë se Shtabi i UÇK-së ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale

Gjykata e Hagës ua ka anuluar vizitat familjarëve dhe miqve të të akuzuarve që po mbahen atje padrejtësisht

Gjykata e Hagës ua ka anuluar vizitat familjarëve dhe miqve të të akuzuarve që po mbahen atje padrejtësisht. Familjarët e drejtuesve të luftës çlirimtare që po mbahen në Hagë, kanë thënë se ndonëse vizitat e tyre kanë qenë të paralajmëruara dhe të lejuara, pa asnjë sqarim paraprak , këto vizita janë anuluar. “Sot kam pranuar një email në orën 10:00 të mëngjesit ku më është anuluar vizita në Hagë, me datën 21 nëntor kam pasur ta vizitojë ish presidentin Thaçi. Pas refuzimit të vizitës ju kam dërguar një email për të më treguar arsyet e anulimit të vizitës, ndërsa përgjigjja e tyre ishe se nuk mundet të caktohet një vizitë tjetër, ndërsa sa i përket anulimit të kësaj vizite unë personalisht e shoh si shkelje e të drejtave të njeriut sepse ku do në botë nuk ndodh të anulohen vizitat e planifikuara”, ka deklaruar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Njoftohet se janë me dhjetëra familjar e qytetar që këto ditë kanë shkruar në Hagë për t’i vizituar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por se atyre u janë anuluar këto vizita të lejuara paraprakisht!

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …