Turqia

Erdogan: Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka thënë se Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës. “Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli. Si Turqi, ne e bëjmë këtë thirrje. Armët bërthamore të Izraelit duhet të inspektohen dhe të hiqet çdo dyshim, para se të jetë shumë vonë” ka deklaruar presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan gjatë kthimit të tij nga Gjermania.  Ai ka theksuar më tutje se Turqia do të bëjë përpjekje që të rindërtojmë infrastrukturën e dëmtuar në Gazë dhe të rindërtojmë shkollat e shkatërruara, spitalet dhe ndërtesat e ujit dhe energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …