Brickos

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vjen nesër për vizitë në vendin tonë

Nesër vjen për vizitë në vendin tonë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit, kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. Në njoftimet e NATO-s thuhet se “Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin. Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’ju adresohet trupave. Ai do të takojë edhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade, Hammerstein”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …