Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, tha se nuk e ka njohur, Pjetër Shalën

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, tha se nuk e ka njohur, Pjetër Shalën

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, gjatë paraqitjes së saj para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë,  ka thënë se për Pjetër Shalën, ka dëgjuar vetëm atëherë kur ai është arrestuar. Ajo ka deklaruar para trupit gjykues  se iu ka dukur shumë  qesharake kur e ka marrë ftesën si dëshmitare në këtë proces, për një person që kurrë nuk e kishte parë, më herët. E pyetur se a ka dëgjuar për ndonjë person me pseudonimin “Ujku”, dëshmitarja Hadergjonaj është përgjigjur se nuk ka dëgjuar asnjëherë. Zonja Safete  Hadërgjonaj në gjykimin kundër luftëtarit të lirisë së Kosovës, Pjetër Shala, është dëshmitarja e gjashtë e mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit akuzon Prokurorinë e Speciales për shkelje procedurash pas mbylljes së rastit

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i është drejtuar me një kërkesë urgjente Trupit …