Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 10 të pandehurve, 8 zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin “Subvencioni IV

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”. Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Burimi  dhe një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit. Gjithashtu, Prokuroria ka njoftuar se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale, Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 që lidhen me Veprat penale në vazhdim,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   ’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …