Ministrja, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Administratës Publike KosovaPAR-2023, në Prishtinë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në Shqipëri, Elisa Spiropali mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Administratës Publike KosovaPAR-2023, mbajtur  në Prishtinë nën kujdesin e  Kryeministrit, Albin Kurti. Gjatë kësaj konference u  diskutua për zhvillimet e perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në transformimet e administratave publike për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit. Ministrja Spiropali evidentoi hapat e ndërmarrë nga qeveria për Reformën e Administratës Publike që është thelbësore në procesin e integrimit në BE. Ajo foli edhe për revolucionin digjital të shërbimeve që ka rritur qasjen e qytetarëve, duke ulur ndjeshëm kostot dhe korrupsionin Një pikë tjetër që nënvizoi ministrja ishte edhe reforma e rëndësishme për rritjen e pagave në shërbimin civil, bërthamat e inovacionit dhe kuadrin e përgjithshëm legjislativ për një administratë sa fleksibël aq dhe të qëndrueshme. “Ne mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një administrate publike meritokratike, profesionale, që afron talente, siguron stabilitet, si dhe ofron shërbime efikase dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët e sipërmarrjet”, ka deklaruar Spiropali. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …