Qeveria e Kosovës: Lëshimi i pasaportave nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë është i papranueshëm, sepse forcon institucionet paralele

Qeveria e Kosovës i ka shkruar një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me propozimin e Komisionit Evropian që qytetarëve të Kosovës me pasaporta serbe të lëshuara nga Zyra Koordinuese e Serbisë t’u mundësohet lëvizja pa viza. Në letrën të cilën e ka siguruar  portali Telegraf, thuhet se serbët e Kosovës janë duke marrë pasaporta të Kosovës në një numër në rritje të shpejtë këtë vit që kur Kosova fitoi të drejtën për udhëtim pa viza. “Lëshimi i pasaportave nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë është i papranueshëm, forcon institucionet paralele, shkel detyrimet e vetë Serbisë ndaj BE-së dhe është kundër rekomandimeve të renditura në raportin vjetor për Serbinë”, thuhet në letrën e Qeverisë së Kosovës, drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian. Këto pasaporta të lëshuara nga një institucion ilegal paraqesin rrezik për të dhëna të pasakta dhe shkelje të sigurisë për të cilat Kosova nuk mund të mbahet përgjegjëse.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …