leoni

Avdullah Hoti

Pasi LDK-ja fitoi betejën në Gjykatën Kushtetuese kundër Qeverisë, Avdullah Hoti tha se sistemet e komanduara gjithnjë dështojnë

Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti i LDK-së,  Avdullah Hoti ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencën e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim. Ai ka deklaruar me këtë rast se  sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që bëjnë përpjekje t’i ringjallin lodhen kot. Lidhja Demokratike e Kosovës beson në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …