Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Qeveria Kurti është më antikushtetuesja që ka pasur ndonjëherë Kosova

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me vendimin e  Gjykatës  Kushtetues të Kosovës, e cila e  ka rrëzuar në tërësi Ligjin e Qeverisë Kurti, lidhur caktimin e çmimeve. Ai ka deklaruar me këtë rast se pikërisht ashtu edhe sikur pritej, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë edhe një ligj të Qeverisë Kurti, e cila është Qeveria më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë. Abdixhiku ka thënë se Vetëvendosja  dhe Qeveria mund edhe të ankohen se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Paramendojeni se çfarë kryeministri kemi,  një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre, ka saktësuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …