Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, me rastin e DITËS SË FORCËS, po zhvillon aktivitete tematike e pune për “DITËN E HAPUR’’

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, sot nga ora 10:00 deri në orën 13. 00 po e mban “DITËN E HAPUR’’. Manifestimi qendror po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Burim, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku janë ekspozuar pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së. Gjithashtu, duke filluar nga ora 19:00, jepet koncertin e bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, i cili  do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të  Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …