Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, uroi ushtarët me rastin e “Ditës së Forcës”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari uroi ushtarët dhe eprorët   me rastin e “Ditës së Forcës”. Ai me këtë rast deklaruar: Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot. Vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, tha komandantii FSK-së, Bashkim Jashari, me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …