Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit në Bruksel merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot rrugëton për në Bruksel, ku nesër do  të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit:  NATO-Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e tij, ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të rikonfirmojë  përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Blinken dëshmon  përkrahjen e Amerikës  për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor.  Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me këtë rast do  të flasë edhe për prioritetet e Samitit të Uashingtonit që do të mbahet në korrik të vitit 2024. Takimi në NATO mbahet  pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm. Jens Stoltenberg, lidhur me  mundësinë e rritjes së përhershme të trupave të Aleancës Veriatlantike,  në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …