Brickos

Abelard Tahiri

Nëse shumica në Kuvend, e voton “Fondin sovran”, PDK-ja do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, thotë Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar  se në seancën e dytë që pritet të mbahet gjatë ditës së enjte do të hidhet në votim leximin e dytë për projektligjin për fondin sovran. Ne kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Sa i përket përfitimeve nga kjo strukturë, konsiderojmë që është vetëm një strukturë burokratike në kuadër të vendimmarrjes që lidhet me çështje ekonomike, ndërmarrjet publike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizmit, andaj konsiderojmë që është strukturë e padobishme. Nëse e voton shumica në Kuvend, Grupi Parlamentar i PDK-së do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dhe jemi të bindur se kjo strukturë ka vetëm një formë që mund të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese, saktësoi Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …