Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot do  të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit:  NATO-Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e tij, ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të rikonfirmojë  përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Blinken dëshmon  përkrahjen e Amerikës  për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor.  Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me këtë rast do  të flasë edhe për prioritetet e Samitit të Uashingtonit që do të mbahet në korrik të vitit 2024. Takimi në NATO mbahet  pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm. Jens Stoltenberg, lidhur me  mundësinë e rritjes së përhershme të trupave të Aleancës Veriatlantike,  në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …