Pasi ka gjetur disa përkrahës kundër krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, në radhët e OJQ-ve mercenare, kryetarja e kësaj gjykate, bullgarja Trendafilova, gjithnjë me qëndrime madje të hapura antishqiptare, njëjtë si Dik Marti, ka ardhur në Prishtinë me qëllim për të treguar se Gjykata mund të shqiptojë edhe dënime me burg të përjetshëm kundër krerëve të UÇK-së. Shpirti i saj i lig dhe mjerë, nuk ka mundur të mos vijë në Prishtinë për të thënë, atë që e ka thënë dhe e thotë kudo, madje me mburrje. Duke e ditur se është nën presin të opinionit liridashës shqiptar, ajo fillimisht ka marrë sigurime nga zyrtarë të lartë të vendit se do të ruhet me çdo çmim prania dhe lëvizjet e saj. Kjo u pa qartë në protestën e djeshme me veprimet e policisë së Kosovës kundër protestuesve, arrestimin e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj dhe shumë aktivistëve e protestuesve. Përkrahja e paralajmëruar e veteranëve, nuk ishte ajo që pritej, edhe pse kjo protestë u mbajt kundër përpjekjeve për degradimin e vlerave të luftës së UÇK-së. Protestuesit nuk patën madje as përkrahje verbale nga PDK-ja, as nga AAK-ja, pavarësisht retorikave të tyre dhe vajtjes gati të përjavshme, në Hagë, për të treguar përkrahje verbale për krerët e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
