Pas përfundimit të armëpushimit, në mes të Hamasit dhe Izraelit lufta mes palëve ka nisur sërish

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka rifilluar operacionet e saj kundër lëvizjes palestineze, Hamas në Rripin e Gazës. Ai akuzoi Hamasin  për shkeljen e kushteve të një armëpushimi që kishte qenë në fuqi që nga 24 nëntori duke hapur zjarr në territorin izraelit. Sipas medieve palestineze, sektorët veriorë të Rripit të Gazës po bombardohen. Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i drejtuar nga Hamas njofton se 6 palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se në këtë mënyrë ka shkelur kushtet e armëpushimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …