Njëri nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër Fredi Belerit është arratisur jashtë shtetit, pasi ka marrë kërcënime serioze

Njëri nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër Fredi Belerit është arratisur jashtë shtetit, pasi ka marrë kërcënime nga persona e qarqe të caktuara.  Këtë e ka rrëfyer gazetari Igli Celmeta i cili tha se Avdyl Rama i ka treguar se ka marrë kërcënime dhe shantazhe për të hequr dorë nga çështja. Gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për shkak të blerjes së votave u shty për shkak se mungonte një dëshmitar. Seancat do të mbahen më 4 dhe 5 dhjetor.  Pas dëshmisë në SPAK. dëshmitari  është larguar nga territori i Shqipërisë, ndërsa babai i tij ka kërkuar urdhër mbrojtje. Madje ai ka deklaruar se babai është kërcënuar. Unë e kam çuar rastin te autoritetet përkatëse, por nuk ma kanë konfirmuar. Gjatë kontaktit me Avdyl Ramën, më ka bërë përshtypje një fjali. Më konkretisht ka thënë se ‘nëse i ndodh diçka babait tim, përgjegjës është banda e Belerit”, u shpreh gazetari Igli Celmeta. Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Fredi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është gjetur nga policia e shtetit duke u bërë shkak për shtyrjen e seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …