8 raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar 8 raste të dhunës brenda familjes. Nga ky njoftim mësohet se në shumicën prej tyre  burri ka sulmuar gruan por ka raste dhune mes prindërve dhe fëmijeve të tyre. Organet kompetente kanë trajtuar të gjitha këto raste dhe kanë marrë masa adekuate, varësisht nga natyra e rastit dhe provave të ofruara. Nuk duhet përjashtuar mundësinë qe numri i rasteve të dhunës të jetë edhe më I madh sepse ka mundësi që disa prej tyre të mos raportohen fare në organet përkatëse dhe kështu mbesin të pa evidentuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …