Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e ri të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, z. Xhevgjet Ademi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti, në krye me kryetarin e ri Xhevgjet Ademi. Me këtë rast kryetari Haliti i uroj atij marrjen e kësaj detyre,  duke potencuar se ai dhe qeverisja e tij do të vazhdoj bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional.  I pari i Vitisë,  tha se ndër vite ai kishte një bashkëpunim të mirë edhe me ish kryetarin e kësaj shoqate Qemajl Rexhepin duke shprehur edhe njëherë falënderimin për bashkëpunimin në mes tyre. Kurse Xhevgjet Ademi,  falënderoj kryetarin Haliti,  për urimin dhe potencoi se ata do të bashkëpunojnë në interes të familjeve të dëshmorëve dhe të qytetarëve vitias.  Përndryshe z. Ademi është nga fshati Lubishtë e Vitisë dhe vëlla i dëshmorit, Xhemajl Ademi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …