Christopher Hill

K. Hill: Modeli i Vishegradit i duhet rajonit të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori amerikan  në Beograd, Christopher Hill, në forumin BE-Ballkan Perëndimor i mbajtur  në Bruksel ka folur lidhur me procesin e zgjerimit dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai  ka folur për problemet që shtetet e rajonit kanë mes vete, dhe ka sugjeruar  se shembulli që mund të kryejë punë për këto vende, që të ecin drejt BE-së, është modeli i vendeve që njihej si Vishegrad, e ku bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Këto shtete kishin vendosur t’i linin dallimet anash dhe të ecnin bashkë drejt integrimit. Hill ka deklaruar   se ky bashkëpunim duhet të vendoset, pasi ai nuk vjen vetvetiu. Modeli i Vishegradit është modeli që i duhet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori  Hill  ka treguar me këtë rast se iu ka thënë serbëve që  Bashkimi Evropian e do Serbinë por jo edhe problemet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi kundër koalicionit me VV-në: Dallojmë në gjithçka

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …