U mbajt takimi me drejtorë e kryetarë të këshillave drejtuese të shkollave në komunën e Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së, mbajtën takimin e radhës me drejtorët dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave të komunës. Në këtë takim ishin të pranishëm komandanti i stacionit policor në Rahovec dhe kryetarja e këshillit komunal të prindërve. Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat u diskutuan sot. Kërkoi nga ta përkushtim për nivelin e duhur të detyrës për një proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …