Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Rexhep Selimi: Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet nën mëshirën e rastësisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, konsideron se situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet nën mëshirën e rastësisë. Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka thënë se edhe po të kishim kapacitete të plota nuk do të ishin efektive për shkak të qasjes se Qeverisë në këtë fushë. Kurse sa i përket vendosjes së përmendores të Car Llazarit në veri, Selimi ka thënë se kjo tregon se Qeveria ia ka lënë atë pjesë në dorë Serbisë. Megjithatë, ai ka deklaruar se cari serb nuk do ta ketë gjatë në Mitrovicë sikurse që nuk e kanë pasur përmendoret e carëve të tjerë. Duke parë përvojën e demarkacionit me Malin e Zi, Selimi ka thënë se demarkacioni me Serbinë nuk duhet t’u mbetet në duar atyre që nuk u dhimbset Kosova dhe toka e saj.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …