Jakup Krasniqi: Nisma është kundër Gjykatës Speciale, për shkak se kjo Gjykatë është monoetnike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi  ka thënë se partia e tij është kundër Gjykatës Speciale, për shkak se kjo Gjykatë është  njëetnike, gjë që është kundër vlerave të demokracisë. Kemi treguar pse jemi kundër Gjykatës Speciale, dhe argumenti kryesor ka qenë se kjo Gjykatë nuk po vendos standarde, po bën ndjekje etnike që nuk e njeh demokracia. Unë kam qenë në takimet kryesore para se të merreshin vendimet për Gjykatën dhe kam kërkuar t’u bëhen disa vlerësime gjykatave tona – të UNMIK-ut, të EULEX-it dhe gjykatave lokale. Të tregohet se gjykatat e EULEX-it, të UNMIK-ut dhe gjykatat tona kanë dështuar – edhe pse tonat nuk kanë dështuar”, ka thënë Krasniqi, duke u arsyetuar se “gjyqësisë sonë asnjëherë nuk i është dhënë rasti që të merret me krimet e luftës”.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …