Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi, në Bruksel kanë konstatuar se Aleanca është bërë edhe më e rëndësishme me rastin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Kerry ka veçuar faktin se NATO-ja do të përparojë edhe më tej në kohën kur Evropa po futet në një rrugë të pa parashikueshme, bëri të ditur Agjencia AP. Sekretari i Përgjithshëm i NAT)-s Stoltenberg ka deklaruar se qëndrimi i Britanisë së Madhe në Aleancë është i palëkundshëm dhe pavarësisht daljes nga BE-ja NATO-ja do të jetë faktor edhe më i fuqishëm mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kerri u prit në BE nga shefja, Federica Mogherini ndërkohë që sot udhëton për në Londër.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …