Milush Kopiliqi

Disa nga mediet në gjuhën shqipe Luftën e Kosovës e përkujtojnë sipas kalendarit serb

Beteja e Kosovës është zhvilluar më 15 qershor të vitit 1389 dhe jo më 28  qershor,  që është data e kalendarit serb, julian  por jo data e vërtetë historike, sipas kalendarit tonë dhe atij evropian. Përkujtimi i kësaj dite nga shumë medie në Kosovë është mbështetje e versionit serb për Betejën e Kosovës, e cila i ka shërbyer dhe po i shërben Serbisë për ta shtrembëruar dhe për ta manipuluar të vërtetën historike të kësaj beteje duke u mbështetur në mite e legjenda dhe jo në realitetin e faktuar të kohës. Përkujtimi i kësaj date njëjtë me kalendarin serb i bën shërbim ngritjes së shtatores së krahinarit serb, Llazar, që nuk ishte mbret as perandor (Caesar)  por vetëm një knjaz, një lloj princi i rangut krahinor.  Këto medie e kanë lënë për sot ta përkujtojnë Betejën e Kosovës, pikërisht në ditën kur këtë datë e feston Serbia dhe nuk e kanë përkujtuar sipas kalendarit tonë dhe sipas kalendarit historik botëror më 15 qershor. Është mosnjohje e historisë apo solidarizim me versionin serb të Luftës së Kosovës?

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …