Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ ka pranuar tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Pas kërkesave nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të këtyre komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgjigjur për ta, duke thënë se kërkesat po trajtohen dhe se brenda afatit 5 ditor KQZ do të përgjigjet. Për këto përgjigje, Komisioni do të bashkëpunojë me Agjencinë për Regjistrimin Civil, pasi që lista votuese buron nga ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil. Zëdhënësi, Valmir Elezi, tha se Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të këtyre tre komunave kanë kërkuar nga që t’i ofrojnë informata zyrtare për anëtarët e grupit iniciues dhe t’i ofrojnë informata lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind. Valmir Elezi theksoi se nga komuna e Zveçanit nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët e UÇK-së: Nëse nuk shkarkohet Dimal Basha, protestat janë të pashmangshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  ka paralajmëruar se do të nisë protesta nëse …