Stojanoviq

Stojanoviq: Kosova nuk do të mbetet pa emra e mbiemra serb

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq me rastin e të ashtuquajturës festë e Vidovdanit, ka thënë se serbët duhet të ruajnë trashëgiminë e tyre dhe gjithçka nga paraardhësit. “Është shumë e rëndësishme që të mblidhemi së bashku siç ishim mbledhur vite më parë në Vidovdan dhe të vazhdojnë të punojnë shumë dhe në të ardhmen”, ka thënë Stojanoviq. Ai ka thënë se serbët do të luftojnë për mbijetesën dhe ekzistencën e tyre, duke mos lejuar që “ky vend i shenjtë të mbetet pa emra dhe mbiemra serb”. Kjo retorikë me tone provokative e luftënxitëse nuk është dënuar fare nga Qeveria e Isa Mustafës, e cila e bën veshin e shurdhër kur bëhet fjalë për partnerët e saj nga Lista ‘Srpska’, edhe nëse këta provokojnë popullin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …