Qeveria e Francës ka dënuar bombardimin izraelit në Rripin e Gazës, ku u vra një agjenti të Ministrisë së Jashtme franceze

Qeveria e Francës ka dënuar bombardimin izraelit në Rripin e Gazës, i cili i mori jetën një agjenti të Ministrisë së Jashtme franceze dhe ka bërë thirrje që “të hidhet dritë mbi këtë tragjedi sa më shpejt” të jetë e mundur. Agjenti punonte për Francën që nga viti 2022, dhe kishte gjetur strehim në shtëpinë e një prej kolegëve të tij në Konsullatën e Përgjithshme. Parisi për arsye sigurie nuk ka specifikuar publikisht identitetin dhe kombësinë e agjentit të eliminuar në Gaza. Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi sa më shpejt të jetë e mundur”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …