Pak shqiptarë të Kosovës Lindore e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore të Serbisë. Ata mund të mbesin pa përfaqësues në Parlamentin e Serbisë, u ndanë në dy lista zgjedhore. Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh shumë pesimist. Ai e fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve atje. Deputeti Shaip Kamberi shpreson që numri i shqiptarëve që votojnë do të rritet dhe ai do të mund ta fitojë edhe një mandat. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po mbahen sot në Serbi, por nuk janë të shumtë në numër shqiptarët që po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Përfaqësuesit e tyre kanë garuar në dy lista të ndara zgjedhore, gjë që e bën më të vështirë mundësinë e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e Serbisë.

Pak shqiptarë të Kosovës Lindore e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të Serbisë

Pak shqiptarë të Kosovës Lindore  e kanë shfrytëzuar  të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore të Serbisë. Ata mund të mbesin pa përfaqësues në Parlamentin e Serbisë, u ndanë në dy lista zgjedhore. Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh shumë pesimist. Ai e fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve atje. Deputeti Shaip Kamberi shpreson që numri i shqiptarëve që votojnë do të rritet dhe ai do të mund ta fitojë edhe një mandat. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po mbahen sot në Serbi, por nuk janë të shumtë në numër shqiptarët që po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Përfaqësuesit e tyre kanë garuar në dy lista të ndara zgjedhore, gjë që e bën më të vështirë mundësinë e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …