Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fund-vit nga kryeministri, Albin Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fund-vit nga kryeministri. Albin Kurti. Në një video të publikuar, deputetja Ganimete  Musliu ka thënë se Kurti e ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimër. Ajo ka akuzuar Kurtin se i ka lënë pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Albin Kurti për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe  u përpoq të poshtërojë e denigrojë deputetet, tani  paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na ndajë  dhurata për Ve Ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën, ka shkruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …