Jens Stoltenberg

Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se në zhvillimet aktuale në botë, nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin për fundit të vitit, është citur të ketë deklaruar se në zhvillimet aktuale në botë, nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë. Ai ka thënë me këtë rast se NATO nuk provokon luftë, por angazhohet për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur paqen.  Stoltenberg shtoi se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u rritur. Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur.  Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona – NATO-n. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”, ka uruar  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …