Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt , me shumicë votash mori vendim për  publikimin e listës së pronave komunale për dhënën në shfrytëzim për vitin 2024. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, bashkë më drejtorë komunal dhe anëtarë të  kuvendit të Komunës, ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Në këtë mbledhje me shumicë votash është votuar plani vjetor i punës për Kuvendin e Komunës së Ferizajt. Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe propozim-vendimin për aprovimin e Rregullores për organizimin dhe Shfrytëzimin Parkingjeve Publike dhe private në territorin e Komunës së Ferizajt, pas ndryshimeve të kërkuara. Ndërkaq me shumicë votash edhe u miratua kjo rregullore. Me shumicë votash është aprovuar edhe  propozim-vendimi i dhënë nga drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli për publikimin e listës së pronave komunale për dhënën në shfrytëzim për vitin 2024. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për miratimin Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Komunën e Ferizajt për vitin 2024-2034, ku edhe ky propozim kaloi. E nga ana tjetër drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku ka bërë propozim-vendimin për faljen e obligimeve të pa paguara për taksën në aktivitet (afariste) që nga vitit 2000.

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …