Kryekuvendari Veseli

Veseli: Sulmi terrorist kundër shtetit turk synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale

Sulmin terrorist në Aeroportin e Stambollit,  ka dënuar ashpër  kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Në këtë tragjedi humbën jetën dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe u lënduan shumë të tjerë. “Ky sulm terrorist, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale. Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik, Turqisë, si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …