Kryetari Latifi ka marrë pjesë në organizimin përmbyllës të Policisë së Kosovës, stacioni në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në organizimin përmbyllës të Policisë së Kosovës, stacioni në Rahovec. Në praninë e shumë përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë u paraqitën të arriturat dhe sfidat e këtij viti. Kryetari Latifi, falënderoi komandantin e stacionit të Policisë në Rahovec, Kapitenin Fazli Morina, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në shumë çështje, si: të sigurisë, inspektimit dhe edukimit me programe të posaçme në shkollat e komunës së Rahovecit, po ashtu edhe në përmbushjen e objektivave për një komunë të qetë, stabile dhe të sigurtë. Po ashtu i ka uruar për festat e fundvitit dhe për suksese e mbarësi në Vitin e Ri 2024.

Mund të jetë një imazh i 15 persona

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 50 % e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë, sipas një raporti …