Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjykata e Posaçme, në Shqipëri, ka shtyrë për sot seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha

Gjykata e Posaçme në Shqipëri  ka shtyrë për sot seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për çështjen Partizani. Pritet që sot  në orën 15:00 të jepet vendimi për kërkesën e SPAK-utm e cila parasheh “arrest shtëpie” për  ish-kryeministrin. Mësohet se avokatët e Sali Berishës kanë bërë sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa kërkesa që bën një ditë më parë u rrëzua nga GJKKO. Gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi edhe kërkesën e avokatëve të Berishës që në seancë të ishin të pranishme mediat, me argumentin se përbëjnë sekret hetimor aktet për të cilat diskutohet Pak ditë më parë, Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani. Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …