Kryetari Latifi ka vizituar Komunën e Haraçinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar Komunën e Haraçinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga kryetari Ridvan Ibraimi. Me këtë rast, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërkomunal në kuadër të thirrjes Cross-Border Cooperation Programme Kosovo – The Republic of North Macedonia under IPA II 2019 and 2020, me projektin “Be Clean, Be Green”. Në këtë projekt, lidere do të jetë Komuna e Haraçinës, partnere Komuna e Rahovecit, OJQ- ja nga Kosova, Green Art Center dhe Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional – CUIC/QMBI, nga ana e Maqedonisë. Me anë të kësaj marrëveshjeje, me 210 mijë euro do të financohet ndërtimi i 6 gropave septike me standarde bashkëkohore në komunën tonë, ndërsa në Komunën e Haraçinës do të bëhet trajtimi i mbeturinave të amvisërisë. Po ashtu, bashkë nderuam dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në kompleksin e dëshmorëve në Haraçinë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …