Kryetari Haliti në natën e ndërrimit të moteve vizitoi ekipet kujdestare

Me rastin e ndërrimit të moteve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti bashkë me drejtorët e drejtorive komunale, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, drejtorin e shoqatës “Vitia” dhe bashkëpunëtorë, kanë vizituar ekipet kujdestare të policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës. Kryetari Haliti, duke iu uruar vitin e ri i falënderoi ekipet kujdestare të cilat pavarësisht festave po punojnë që të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve vitias pa dallime dhe theksoi se puna që ata po bëjnë jo vetëm sonte por në vazhdimësi, është shumë e dinjitetshme dhe fisnike. Ata e njoftuan kryetarin se deri më tani gjendja në komunën e Vitisë është e qetë e stabile dhe se deri më tani nuk ka ndonjë rast të lëndimeve nga mjetet piroteknike. Me këtë rast në shenjë respekti, kryetari Haliti i nderoi me nga një dhuratë simbolike.

May be an image of 11 people and hospital

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …