Igli Hasani: Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, ishte investim për paqen dhe prosperitetin në rajon

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Ai tha me këtë rast se kjo  është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian. Është ky një hap gjithsesi i vonuar, por mjaft i  dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …