Josep Borrell: Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është vendim historik i BE-së

Shefi i  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është cituar të ketë deklaruar  se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës tani  mund të udhëtojnë në vendet e  BE-sp pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi ai. Dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë,  në kuadër të  një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …