Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e kanë filluar duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë, dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve. Ambasadori Angılı e ka ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që hyri në fuqi me 1 janar. Ndërsa kryeministri Kurti e ka falënderuar për urimin dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …