Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, përmes një postimi ia ka uruar, Albin Kurtit Vitin e Ri duke e quajtur, kryeministër të autostradave imagjinare

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Albin Kurti, në korrik të vitit 2023, ku kishte shpërndarë një video e kishte thënë se në vitin 2023 do të hapet autostrada Prishtinë-Gjilan. Haradinaj, përmes një postimi ka uruar, Albin  Kurtit Vitin e Ri duke e quajtur “kryeministër i autostradave imagjinare”. “Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke për ta  përfunduar edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord”. Ti je qesharak dhe jo serioz. Të vetmet autostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, ka thënë Haradinaj, duke i shtuar postimit të tij,  fjalimin e kryeministrit Kurti në korrik të  vitit të kaluar kur kishte thënë se “Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo do të hapet në këtë vit, në vitin 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …