Dënohet terroristi serb me 13 vjet heqje lirie

Dënohet terroristi serb me 13 vjet heqje lirie

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar serbin, Sllobodan Gavriq me 13 vjet heqje lirie, pasi i njëjti është gjetur fajtor për përgatitjen e një akti terrorist me rreth 13 kg lëndë shpërthyese. Gavriqit do t’i vazhdohet paraburgimi derisa vendimi të marrë formën e prerë. Serbi, Sllobodan Gavriq u bë i njohur në fund të vitit të 2014 kur u kap nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit, ai po përgatiste kryerjen e veprës penale të terrorizmit. Lënda shpërthyese e tipit PETN, ishte përzier me fragmente metali, bulona dhe gozhda, që shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …