Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Thaçi vlerëson lart linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vija e re e interkonjeksionit 400 kilovoltësh Shqipëri-Kosovë, i jep edhe më shumë fuqi marrëdhënieve vëllazërore. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga kombinimi i kapaciteteve të termocentraleve të Kosovës dhe hidrocentraleve të Shqipërisë, do të përfitojnë qytetarët dhe ekonomitë e të dy shteteve shqiptare. “Linja e re e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri i jep edhe më shumë fuqi marrëdhënieve vëllazërore dhe ndriçon rrugën tonë të përbashkët, që përmes integrimit bilateral të tregut të energjisë të shkojmë drejt integrimit të përbashkët rajonal. Nga kombinimi i kapaciteteve prodhuese të termocentraleve tona dhe hidrocentraleve të Shqipërisë përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët dhe ekonomitë e shteteve tona”, thuhet në shkrimin e kryetarit, Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …