Kirby: Qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës e Ballkanit nuk ka ndryshuar, pavarësisht komenteve në disa medie

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon  Kirby, ka deklaruar se qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës dhe Ballkanit nuk ka ndryshuar. Duke folur  për “Zërin e Amerikës”, si reagim mbi një artikull redaksional të gazetës Uashington Post”, ku është raportuar se kryetari Biden ka ndjekur politikën e mbështetjes së Aleksandër Vuçiqit  në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia, konsideron se ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim.

Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, ShBA-ja ka shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, ka theksuar artikulli i gazetës amerikane, Uashington Post.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …