Haxholli: Statusi i Hasan Dakaj e i Nezir Mehmetit dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka shkruar se statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. “Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë. Nga eksperienca e ime nga monitorimi i proceseve gjyqësore ndaj të kidnapuarve shqiptarë në Serbi, proceset gjyqësore janë një lloj riinskenimi i proceseve mesjetare. Në mungesë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka për obligim ndërkombëtarë, që për çfarëdo pretendimi për periudhën e okupimit klasik të Kosovës, qytetarët e ndaluar, duhet t’i shoqërojë dhe t’i kthejë në pikat kufitare me Kosovë” ka shkruar  mes tjerash sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …