Josep Borrell

Borell konsideron se njohja e targave është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar se njohja e targave është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. “Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen e lirë. Ky vendim po ashtu përbën hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili përfitojnë qytetarët e rajonit” ka shkruar shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrel. Ai ka shkruar më tutje se vendimi i qeverive në Kosovë dhe Serbi për çështjen e targave “dëshmon se arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur dhe vë në pah rëndësinë e vazhdimit të punës brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …