Mediet e Ukrainës njoftojnë për sulme të shumta nga ushtria ruse me dronë e raketa

Mediet e Ukrainës njoftojnë për sulme të shumta nga ushtria ruse me dronë e raketa. Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se mbrojtja ajrore ka shkatërruar 21 nga 28 dronët, që kryesisht shënjestruan lokacione në jug dhe lindje të shtetit. “Armiku po e zhvendos fokusin e sulmeve në territoret në vijën e fronit: rajonet e Hersonit dhe Dnipropetrovskit janë sulmuar nga dronët”, njoftojnë mediet ukrainase të ketë thënë zëdhësi i Forcave ajrore, Yuriy Ihnat. Mediet njoftojnë se gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka gjuajtur pothuajse 300 raketa dhe ka kryer sulme me mbi 200 dronë në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve të saj për të terrorizuar popullatën civile dhe për të minuar moralin e tyre. Më 29 dhjetor, mbi 120 raketa ruse u lëshuan në qytetet në mbarë Ukrainën, duke vrarë 44 persona, përfshirë 30 viktima vetëm në Kiev.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …