Ministri Yagcilar takoi përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, takoi përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, kryesuar nga Avdullah Hasani, kryetar.

Ministri Yagcilar, fillimisht ka përgëzuar të rinjtë për angazhimin  e tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve në vendim marrje. Me këtë rast, Yagcilar, informoi përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane, për legjislacionin, trajnimet dhe edukimin  që është duke u bërë në kuadër të MAP-it, duke shpjeguar edhe mundësitë për të qenë pjesë e këtyre projekteve.

Kryesuesi i KREK-ut, Avdullah Hasani, ministrit Yagcilar ia dorëzoi rezolutën “Evropianet e Rinj”. Duke e falënderuar Ministrin për përkrahjen e tij, Hasani, tha se bashkëpunimi ndërmjet të rinjve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës duhet te thellohet edhe më shumë, në projektet që ndërlidhen me qëllimet e përbashkëta, aty ku rinia mund ta jap kontributin e vet.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …