Me shumicë votash miratohet kërkesa e BI-së në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Lumbardh

Më të vetmen pikë të rendit të ditës të mërkurën është mbajte seance e Asamblesë Komunale ku ishte vazhdimësi e seancës së dt 24.06.2016 dhe 27.06.2016 ku edhe është diskutuar pika e rendit të ditës, Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit.

Në seancën e cila ishte mbajtur më dt 27.06.2016 Asambleja  Komunale kishte nxjerrë një komision në këtë përbërje :

  1. Faton Lokaj –AAK,

  2. Bekë Osmanaj -LDK

  3. Agron Demukaj –Ekzekutivi

  4. Jashar Dobraj –Kryesuesi i Asamblesë Komunale

Ky komision ka takuar dy palët  më te cilët edhe kanë diskutuar lidhur më  marrjen e vendimit  për ndërtimin e Xhamisë në këtë fshatë.

Anëtarët e komisionit para asamblistëve treguan lidhur mbi ecurinë e takimeve të mbajtura më banorët e fshatit Lumbardh.

Pas diskutimeve të shumta kryesuesi i Asamblesë Komunale z. Jashar Dobraj, e hodhi në votim këtë pikë të rendit të ditës,  me 15 vota pro 1 Abstenim kjo pikë e rendit të ditës u miratua,  ndërsa  Grupi i Asamblistëve  të LDK –së  nuk kanë mare pjesë në procesin e votimit e kanë braktisur seancën më arsyetimin se ,,Nuk jemi kundër ndërtimit te Xhamisë, por ne jemi që vet banorët e këtij fshati të arrin konsensuse “

Mbetët që ekzekutivi komunalë në Deçan të ndajë 15 ari parcelë për ndërtimin e kësaj Xhamie.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …