Sot përfundon mbledhja e Qeverisë së Shqipërisë, e cila filloi punën dje në Shëngjin

Sot përfundon mbledhja e Qeverisë së Shqipërisë, e cila filloi punën  dje në Shëngjin. Raportohet  se i gjithë fokusi  gjatë ditës do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye me  Blendi Gonxhen. Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend është fokusuar ne disa pika të rendit të ditës për të cilat do të diskutohet gjatë ditës së sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …